Analiza laboratorike që me patjetër duhet të bëhen gjatë COVID-19

Analiza laboratorike që me patjetër duhet të bëhen gjatë COVID-19

Roli themelor në këtë pandemi nuk është vetëm në testimet për detektim të vetë virusit, por edhe përcjellje në çdo fazë të sëmundjes.
Ndjekje biokimike të pacientëve me COVID-19, nëpërmjet testimit diagnostikues in vitro është kyçe për vlerësimin e seriozitetit dhe progresionin e sëmundjes, si edhe për ndjekjen e trajtimit. Teste të caktuara laboratorike janë të lidhura me progresionin e papërshtatshëm të COVID-19, duke siguruar në mënyrë potenciale informacione të rëndësishme parashikuese.

Më poshtë është përfshirë lista e rekomanduar për testim të themeluar mbi literaturën aktuale (International Federation of Clinical laboratories IFCC) së bashku me anormalitetet kryesore laboratorike, tek pacientët e rritur me COVID-19.

ANALIZA LABORATORIKE DEVIJIMET më të shpeshta tek COVID-19
Analiza komplete e gjakut Numri i zmadhuar i neutrofileve (leukocitozë me neutrofili)
Numër i zvogëluar i limfociteve
Hemoglobinë e zvogëluar
Numër i zvogëluar i trombociteve
CRP (proteinë C-reaktive) Zmadhim – marker për inflamacion
ASAT, ALAT Zmadhim – enzima për funksionin e mëlçisë
LDH Zmadhim – marker për mëlçinë ose kapjen multiorganike
Urea, Kreatininë Zmadhim – markera për funksionin e veshkave
Bilirubinë e përgjithshme Zmadhim – prekje e funksionit të mëlçisë
Albuminë Zvogëlim– prekje e funksionit të mëlçisë
D-dimer Zmadhim – shenjë për aktivizimin e sistemit për koagulim
PT, aPTT Zmadhim – shenjë për aktivizimin e sistemit për koagulim
CRP Zmadhim – marker për inflamacion
Ferritin Zmadhim – marker për inflamacion
Interleukin 6 (IL-6) Zmadhim – marker për inflamacion, parashikues i stuhisë së citokinave
Troponina e zemrës, CK-MB Zmadhim – marker për dëmtimin e muskulit të zemrës
Analizat e gazrave Për vlerësimin e oksigjenimit dhe përshtatjes së ventilimi