• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Anemi ( gjak-dobësi)

Gjaku është një ind i përbërë nga tre lloje qelizash – eritrocite (qelizat e kuqe të gjakut), leukocite (qelizat e bardha të gjakut) dhe trombocite (pllakat e gjakut). Eritrocitet përmbajnë proteinë të kuqe dhe të pasur me hekur – hemoglobinë (Hb), që është një transportues i oksigjenit nga mushkëritë në të gjitha muskujt dhe organet në organizimin tonë. Jeta normale dhe funksionimi normal është e pamundur pa oksigjen.

Anemia është një gjendje e mungesës së qelizave të kuqe të gjakut (ose mungesë të hemoglobinës). Në këtë rast, një numër i vogël i eritrociteve përmbajnë pak hemoglobinë, për shkak se transporti i oksigjenit në organe të tilla si truri, zemra, muskujt, është i reduktuar. Në këtë mënyrë, kur ju jeni anemikë ndjeni dobësi mendore dhe fizike. Kur numri i eritrociteve është i reduktuar, zemra punon më shpejt për ta kompensuar mungesën e oksigjenit, dmth. me rrjedhje më të madhe të gjakut për të kompensuar mungesën e oksigjenit të gjakut të varfër me eritrocite.

SHKAQE TË MUNDSHME:
› Humbje të gjakut, qoftë gjakderdhje menstruale tek gratë, sëmundje të shumta të veshkave, nyjeve, organeve për prodhim të gjakut, infeksionet parazitare dhe sëmundjeve të tjera.
› Efektet anësore të medikamenteve.
› Ushqim joadekuat dhe mungesë të vitaminave dhe hekurit etj.

Anemia ndonjëherë zbulohet shumë vështirë, sepse simptomat e hershme janë shumë të ëmbla. Për shkak se ajo zëvendësohet lehtësisht me dhimbjet që hasen tek sëmundje të tjera ose pas përdorimit të disa medikamenteve. Anemia mund ta reduktojë energjinë e jetës deri në atë masë sa të jetë e vështirësuar kryerja e aktiviteteve themelore.

SIMPTOMA:
► Lodhje – përgjumësi
► Dobësi – lodhje të shpejtë
► Marramendje dhe pasiguri
► Zbehje të lëkurës dhe mukozës së buzëve, mishrat (gingivat), konjuktivat, thonjtë dhe pëllëmbët e duarve
► Punë të përshpejtuar të zemrës – takikardi
► Ndjenjë të ftohti, sidomos të ekstremiteteve
► Depresion
► Libido të reduktuar
► Çrregullim të gjumit
► Reduktim të oreksit.

DIAGNOZA
Mjekët përcaktojnë ekzistencë të anemisë përmes diskutimit me pacientin për ankesat e tij (anamnezë), kontroll të pacientit nëpërmjet pamjes së analizës së gjakut . Në pamjen e gjakut sot punohet me analizues bashkëkohorë të automatizuar që ofrojnë informacion në lidhje me numrin e eritrociteve ( RBC ), leukociteve ( WBC ) – me pamje diferenciale të fraksioneve të veçanta të leukociteve dhe të numrit të trombociteve ( PLT ), vlera e Hemoglobinës, ( Hb ), Hematokritit ( Hct ) .

RBC – paraqet numrin e eritrociteve (anglisht, red blood cells). Hemoglobina e shënuar me akronimin Hb, gjendet në eritrocitet dhe merr pjesë në transportimin e oksigjenit. Niveli juaj i hemoglobinës domethënë është sasia e përcaktuar e kësaj proteine në gjakun tuaj. Hematokriti ose Hct, është përqindja e qelizave të kuqe të gjakut. Për anemi konsiderohet situata kur niveli i Hb dhe Hct është ulur nën vlerat normale, kështu që shfaqet çrregullim në funksionin e organeve dhe sistemeve me simptoma të përmendura më parë .

TERAPIA
Nëse anemia nuk mjekohet, gjendja mund të bëhet serioze. Përveç asaj, vlerat e ulëta të eritrociteve, mund të çojnë në probleme të tjera shëndetësore: anemia mund të çojë në mbingarkesë të zemrës dhe shfaqje të dhimbjeve të zemrës, në përpjekje për të rregulluar furnizimin e oksigjenit në inde. Anemia mund të pengojë proceset mendore. Kur truri nuk merr sasi të mjaftueshme të oksigjenit, shfaqen vështirësi në procesin e të mësuarit, kujtesën , dhe më vonë edhe në shkrim, lexim dhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Nëse anemia zgjat për një kohë të gjatë ose apo simptomat përkeqësohen mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin Tuaj .

Qasjet e trajtimit janë të ndryshme dhe varen shumë nga shkaku i anemisë. Prandaj, pas konstatimit se vuani nga anemia, është e rëndësishme të zbulohet shkaku i saj. Kjo është e mundur me ndihmën profesionale të një mjeku i cili i përcakton strategjitë e trajtimit, të tilla siç janë ndryshim të zakoneve ushqimore ose përdorimin e medikamenteve të përshtatshme. Nuk është e rekomanduar anemia të trajtohet në dorë të vet, domethënë pa kontrollin e mjekut .