• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Avicena dhe FBK nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Avicena dhe FBK nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Të mërkurën në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes laboratorit Avicena dhe FBK-së.
Në muajin shkurt, në Prishtina do të mbahet ‘fluska’ e tretë e parakualifikimeve evropiane të Kupës së Botës 2023 dhe me rekomandimin e FIBA-s do të testohen të gjithë personat pjesëmarrës në këtë ngjarje madhore. FBK-ja ka përzgjedhur Laboratorin Avicena për t’i kryer testimet PCR për Covid-19, në mënyrë që kjo ngjarje madhore, që i ka besuar Bordi i FIBA-s të shkojë sipas planit.
Nga 15 deri më 21 shkurt, përveç Kosovës, do të grumbullohen edhe Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu, kurse ndeshjet janë më 18 dhe 21 shkurt 2021.

Falenderim i sinqertë për mirëbesimin e shëndetit tek Avicena.