• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Stafi mjekësor

Ekipi ynë ka vlerën më të madhe për ne. Modeli i laboratorit AvicenaKS mbështetet nga punonjësit të cilët, përmes përmirësimit të njohurive dhe aftësive, përfaqësojnë forcën lëvizëse në familjen tonë të madhe.

Prandaj kemi krijuar një program të veçantë që do të mundësojë zhvillim profesional për punonjësit tanë, garantimin e të drejtave të tyre dhe sigurimin e një ambienti të këndshëm dhe stimulues të punës. Ky është një nga përparësitë tona kryesore pasi një personel i kënaqur dhe i motivuar është çelësi për shërbimin e kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë.

Qëllimi ynë është që të përmirësohemi vazhdimisht në drejtim të përmbushjes së kërkesave të cilësisë dhe kompetencës teknike për të përmbushur standardet dhe specifikimet më të kërkuara, duke siguruar kështu përdoruesve tanë shkallën më të lartë të besimit në raportin e marrë nga laboratori.