Departamenti i kardiologjisë së Poliklinikës AvicenaKS synojnë të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe të diagnostikojnë/trajtojnë sëmundjet ekzistuese të zemrës. Është një nga departamentet më të avancuara të kësaj strukture .
Ky Departament disponon personel profesionistë dhe me pervojë, të asistuar nga aparatura dhe teknologji bashkëkohore. Njësitë e kujdesit dhe laboratori AvicenaKS mbështesin përpjekjet e departamentit.
Departmenti i Kardiologjisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe edukimit të pacientit lidhur me parandalimin/trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake duke promovuar pako check up kardiak shumë ekonomike. Në themel të suksesit të departamentit të kardiologjisë është dëshira për t’iu gjendur pranë pacientëve në ditët më të vështirs sepse dora jonë e përkujdesjes arrin aty ku jeni ju
Shërbimet e Diagnostifikimit dhe Trajtimit të disponueshëm në Departamentin e Kardiologjisë:
Sëmundjet e mëposhtme diagnostikohen dhe trajtohen në departamentin e kardiologjisë në Poliknikën Avicena : sulmi në zemër, sëmundja e arterieve koronare, dështimi i zemrës, ritmi i zemrës dhe çrregullimet e përcjelljes, sëmundjet e valvulave të zemrës, sëmundjet e arteries periferike, sëmundjet e aortës, hipertensioni, hiperkolesterolemia dhe sëmundjet kongjenitale të zemrës.
Departamentet tona të kardiologjisë ofrojnë shërbime edhe për aritmi dhe elektrofiziologji kardiake.
Laboratori AvicenaKS
Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Laboratorin AvicenaKS mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot. Zemra e laboratorit tonë janë pacientët dhe nevojat e tyre.