Departamenti i Psikologjisë Klinike

Tek AvicenaKS Të bashkuarit është fillimi mbajtja së bashku është progres të punuarit së bashku është sukses.

 Është ky motivi ynë. Departamenti ynë me përkushtimin më të madh mundohet t’ju vi në ndihmë për menaxhimin e situatës në të cilën ndodheni , së bashku me stafin e kualifikuar dhe ambientet komode .

 

A është koha për të marrë ndonjë ndihmë?

Jeta është e mbushur me sfidat e saj. Sidoqoftë, ka disa që mund të jenë kaq mbingarkuese sa duket e pamundur të vazhdohet.

Pavarësisht nëse është vdekja e një të dashur apo ndjenja e madhe e ankthit, është e rëndësishme të dini që ndihma jonë është në dispozicion për çdo problem jetësor që është në rrugën tuaj.

Vdekja është një pjesë e pashmangshme e jetës, por kjo nuk e bën më të lehtë trajtimin e saj. Shmangia e realitetit të humbjes mund të çojë në probleme më të gjata.Së bashku do të gjejme mënyra të përshtatshme për të përballuar çdo situatë.

Stresi dhe ankthi

Disa aspekte të jetës janë stresuese, dhe shumë situata – nga një intervistë pune deri tek problemet e marrëdhënies – mund të bëjnë që të ndjeheni të shqetësuar.

Stresi dhe ankthi, nëse nuk kurohet me kohë , mund të çojnë në izolim social, depresion dhe një mori problemesh të tjera.

Në departamentin tonë mund t’ju ndihmojmë të menaxhoni stresin dhe ankthin duke gjetur burimin ose shkakun e problemeve tuaja, si dhe mënyra të përshtatshme për t’i kapërcyer ato.

Depresioni

Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit mendor, kur njerëzit humbin interesin për gjërat, përjetojnë lodhje dhe shpesh kanë probleme për të menaxhuar emocionet e tyre. Mund t’ju ndihmojmë të gjeni burimin e depresionit – shpesh hapi i parë për tu ndier më mirë, së bashku me ndihmën në proceset e mendimit pozitiv.

Fobitë

Të kesh frikë nga lartësitë dhe merimangat janë fobi të zakonshme, por disa frika të pazakonta dhe të pabaza mund të krijojnë probleme thelbësore në jetën tënde. Për shembull, sitofobia (frika nga ngrënia) mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

Një psikolog me përvojë mund t’ju ndihmojë të filloni të kapërceni frikën tuaj në mënyrë që të jetoni pa polifobi (frikë nga shumë gjëra) ose fobofobi (frikë nga frika).

Këshillimi psikologjik

Përqendrohet në mënyrën se si njerëzit funksionojnë si personalisht ashtu edhe në marrëdhëniet e tyre me të gjitha moshat. Psikologjia e këshillimit adreson shqetësimet emocionale, sociale, të punës, shkollës dhe shëndetin fizik që njerëzit mund të kenë në faza të ndryshme të jetës së tyre, duke u përqëndruar në streset tipike të jetës dhe çështje më të rënda me të cilat njerëzit mund të luftojnë si individë dhe si pjesë e familjeve, grupeve dhe organizata.

Takimi me psikologun mund të ketë një fillim të vështirë, për shkak të paragjykimeve kulturore apo të pasigurive për ruajtjen e konfidencialiteti.Ai të mundëson të thuash atë që nuk ia tregon dot dikujt tjetër, duke siguruar për konfidencialitetin. Të flasësh ,të bën të vuash më pak sesa të heshtësh. Mundësojmë diagnozë gjithëpërfshirëse dhe trajtim të personave të cilët kërkojnë ndihmë, trajtim medikamentoz, ose vetëm këshillim për përballje më të mirë me problemet e përditshme siç janë :

  • Depresioni
  • Çrregullimet e ankthit
  • Fobitë
  • Çrregullimet obsesive dhe kompulsive (OCB)
  • Çrregullimet traumatike (PTSD)
  • Problemet e divorcit
  • Depresioni pas divorcit
  • Depresioni geriatrik
  • Këshillimi për përmirësimin e funksionimit profesional
  • Avancimi i mirëqenies psikologjike i nënës gjatë shtatzënisë
  • Mbështetja këshilluese për pacientët e hospitalizuar, si dhe gjatë procedurave mjekësore
  • Përgatitja psikologjike dhe mbështetja në periudhën para operative dhe pas operative.
  • Problemet e jetës dhe stresi
  • Fobia sociale
  • Çrregullimet e personalitetit
  • Problemet në shkollë
  • Deficitet e vëmendjes
  • Problemet e studimit
  • Ankthi dhe frika të cilat ndodhin gjatë përgatitjes për kolegj
  • Këshillime në karrierë dhe probleme psikologjike që mund të ndodhin në raste të infertilitetit, mbipeshes, çrregullimeve kronike (kancer, zemër sëmundjet, diabeti, etj) dhe sëmundjet fatale.

Pacienti informohet për programin përkatës në mënyrë të detajuar, duke iu nënshtruar konfidencialitetit dhe parimeve të kufirit.

Laboratori u krijua në përputhje me të gjitha kërkesat për kontrollin e cilësisë së punës laboratorike në drejtim të pajisjeve, reagentëve dhe kushteve të punës bazuar në parimet e praktikës ideale laboratorike.

Teknologji më e lartë, ekspertë me përvojë.

Laboratori Avicena ka pajisje testimi të teknologjisë më të fundit dhe punëson ekspertë me përvojë dhe profesionistë, përqendrimi i të cilëve në procesin e punës është të arrijë rezultate të sakta dhe të besueshme në fushën e diagnostifikimit laboratorik.

Cilësia dhe efikasiteti

Cilësia dhe efikasiteti janë postulatet tona themelore, ato janë dhe do të jenë gjithmonë çelësi i suksesit tonë dhe na bëjnë një partner të besueshëm dhe kompetent për mjekët, stafin mjekësor, spitalet, operacionet, kompanitë e sigurimeve, ndërmarrjet dhe individët.Laboratori Avicena është i përkushtuar plotësisht në mirëmbajtjen e vazhdueshme të cilësisë së punës në nivel sa më të lartë.

  • Ne ofrojmë diagnostikim gjithëpërfshirës nga staf i specializuar me vlera të larta profesionale dhe etike
  • Kontroll të vazhdueshëm, qasje serioze ndaj Procesit të punës dhe monitorim të vazhdueshëm
  • Ne mundësojm përpunim të analizave urgjente.

Laboratori AvicenaKS

Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Laboratorin AvicenaKS mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot. Zemra e laboratorit tonë janë pacientët dhe nevojat e tyre.