Fibro Max Test

Fibro test dhe Fibro Max test janë metoda jo-invazive të diagnostikimit të mëlçisë, bazuar në mostrën e gjakut – diagnoza e sëmundjes së mëlçisë me biomarkerë nga serumi, lehtë për t’u përdorur dhe duke siguruar rezultate me saktësi të lartë. Me mbi dy milionë teste të kryera në mbarë botën dhe me mbi 280 studime shkencore, FibroTest dhe FibroMax përdoren intensivisht në praktikën klinike nga hepatologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe gastroenterologët.

Test FibroMax

Testi FibroMax është një test i plotë diagnostik për mëlçinë. Pesë testet kryesore janë përfshirë në testin e panelit diagnostik FibroMax, për vlerësimin e plotë të statusit të mëlçisë dhe pesë shkaqet kryesore të sëmundjes së mëlçisë. FibroMax = FibroTest ë AktiTest ëSteatoTestë NashTest ë AshTest Sëmundjet metabolike, steatoza Steatoza e Mëlçisë, të cilën e vlerëson SteatoTest, është një grumbullim i yndyrës në mëlçi, shpesh duke rezultuar në rritjen e niveleve të gama-GT, AST dhe ALT-së.

Steatohepatiti jo-alkoolik (SHJA) është një sëmundje inflamatore e mëlçisë, e cila është shkaktuar nga faktorët metabolikë, duke përfshirë mbipeshën, hipertensionin (presionin e lartë të gjakut) dhe rritjen e koncentrimit të triglicerideve ose kolesterolit. SHJA Test vlerëson nivelin e aktivitetit të nekrozës inflamatore, të shkaktuar nga faktorët metabolikë.

Steatohepatitis-hepatit (SHA) alkoolike është sëmundje inflamatore e mëlçisë e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. ShaTesti vlerëson nivelin e aktivitetit inflamator që lind si rezultat i alkoolizmit. FibroTest dhe ActiTest janë pjesë përbërëse e testit FibroMax.

Testi FibroMax

Testi FibroMax përfshinë 10 parametra, 5 rezultate (duke kombinuar dhjetë biomarkues standardë nga serumi): – Gamma-GT – Bilirubin total – Alfa-2-makroglobulin – Apolipoprotein A1– Haptoglobina – Alanine aminotransferase (ALT) – Aspartat aminotransferaza (AST) – Trigliceridet – Kolesterolit – Glukoza Këta markues janë të përllogaritur në varësi të moshës, gjinisë, peshës dhe gjatësisë së pacientit.

Shënim
Marrja e gjakut për testin FibroTest dhe FibroMax duhet të kryhet në mëngjes në gjendje esëll dhe stomak bosh. FibroTest është miratuar dhe rekomanduar nga Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë (EASL), diabetit (EASD) dhe obezitetit (EASO), me qëllim të vlerësimit të fibrozës tek pacientët që vuajnë nga çrregullimet metabolike (NAFLD) dhe EASL dhe për vlerësimin e pacientëve të cilët konsumojnë shumë alkool . FibroTest dhe FibroMax janë teste jo-invazive që janë të zbatueshme në shumicën e pacientëve (98%). Ato janë në dispozicion veç e veç. Për çmimin e secilës prej këtyre dy testimeve, shikoni listën e çmimeve të laboratorit AvicenaKS.

Laboratori AvicenaKS

Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Laboratorin AvicenaKS mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot. Zemra e laboratorit tonë janë pacientët dhe nevojat e tyre.