Çka është Fibro testi dhe Fibro Max testi?
Fibro test dhe Fibro Max test janë metoda jo-invazive të diagnostikimit të mëlçisë, bazuar në mostrën e gjakut – diagnoza e sëmundjes së mëlçisë me biomarkerë nga serumi, lehtë për t’u përdorur dhe duke siguruar rezultate me saktësi të lartë. Me mbi dy milionë teste të kryera në mbarë botën dhe me mbi 280 studime shkencore, FibroTest dhe FibroMax përdoren intensivisht në praktikën klinike nga hepatologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe gastroenterologët.
FibroTest – ActiTest
Vlerëson nivelin e fibrozës /ose cirrozës së mëlçisë dhe nivelin e aktivitetit të nekrozës inflamatore (këto janë dy shkaqet kryesore të sëmundjes së mëlçisë). Fibroza është gjendje shëndetësore e shkaktuar nga reagimi i mëlçisë së sëmurë. Faza më serioze e fibrozës njihet si cirroza. Aktiviteti i nekrozës inflamatore është inflamacion i mëlçisë i shkaktuar nga sëmundja. Shpesh krahasohet me një gjendje të djegies.
FibroTest është testi i vetëm që është në gjendje të klasifikojë fazat e hershme të fibrozës hepatike. Ajo ofron performancën më të mirë në të gjitha fazat e fibrozës, nga mëlçia e shëndoshë deri tek cirroza.
Nga të gjitha testet jo-invazive për vlerësimin e funksionit të mëlçisë, FibroTest është më pak i ndjeshëm në faktorët e njohur të rrezikut për elemente të rrejshme pozitive dhe negative, siç janë disa lloje të aktivitetve inflamatore dhe Steatoza.
FibroTest – ActiTest
FibroTest-ActiTest përfshinë 6 parametra, 2 rezultate (duke kombinuar gjashtë markerë standardë nga serumi ). – Gamma-GT– Bilirubin total – Alfa-2-makroglobulinen – Apolipoprotein A1 – Haptoglobinen ActiTest jep markerë të drejtpërdrejtë për aktivitetin inflamator: Alanine aminotransferase (ALT) ALT dhe AST nuk janë të përfshirë në formulën që kalkulon fibrozën, por i referohen formulës për ActiTest. Këta markues janë të përllogaritur në varësi të moshës së pacientit dhe gjinisë.
Shënim
Marrja e gjakut për testin FibroTest dhe FibroMax duhet të kryhet në mëngjes në gjendje esëll dhe stomak bosh. FibroTest është miratuar dhe rekomanduar nga Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë (EASL), diabetit (EASD) dhe obezitetit (EASO), me qëllim të vlerësimit të fibrozës tek pacientët që vuajnë nga çrregullimet metabolike (NAFLD) dhe EASL dhe për vlerësimin e pacientëve të cilët konsumojnë shumë alkool . FibroTest dhe FibroMax janë teste jo-invazive që janë të zbatueshme në shumicën e pacientëve (98%). Ato janë në dispozicion veç e veç. Për çmimin e secilës prej këtyre dy testimeve, shikoni listën e çmimeve të laboratorit AvicenaKS.
Laboratori AvicenaKS
Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Laboratorin AvicenaKS mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot. Zemra e laboratorit tonë janë pacientët dhe nevojat e tyre.