• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

FibroTest dhe FibroMAX

FibroTest dhe FibroMAX

Çka është Fibro testi dhe Fibro Max testi?

Fibro test dhe Fibro Max test janë metoda jo-invazive të diagnostikimit të mëlçisë, bazuar në mostrën e gjakut – diagnoza e sëmundjes së mëlçisë me biomarkerë nga serumi, lehtë për t’u përdorur dhe duke siguruar rezultate me saktësi të lartë. Me mbi dy milionë teste të kryera në mbarë botën dhe me mbi 280 studime shkencore, FibroTest dhe FibroMax përdoren intensivisht në praktikën klinike nga hepatologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe gastroenterologët.

FibroTest – ActiTest

Vlerëson nivelin e fibrozës /ose cirrozës së mëlçisë dhe nivelin e aktivitetit të nekrozës inflamatore (këto janë dy shkaqet kryesore të sëmundjes së mëlçisë). Fibroza është gjendje shëndetësore e shkaktuar nga reagimi i mëlçisë së sëmurë. Faza më serioze e fibrozës njihet si cirroza. Aktiviteti i nekrozës inflamatore është inflamacion i mëlçisë i shkaktuar nga sëmundja. Shpesh krahasohet me një gjendje të djegies.

FibroTest është testi i vetëm që është në gjendje të klasifikojë fazat e hershme të fibrozës hepatike. Ajo ofron performancën më të mirë në të gjitha fazat e fibrozës, nga mëlçia e shëndoshë deri tek cirroza.

Nga të gjitha testet jo-invazive për vlerësimin e funksionit të mëlçisë, FibroTest është më pak i ndjeshëm në faktorët e njohur të rrezikut për elemente të rrejshme pozitive dhe negative, siç janë disa lloje të aktivitetve inflamatore dhe Steatoza.

FibroTest – ActiTest

FibroTest-ActiTest përfshinë 6 parametra, 2 rezultate (duke kombinuar gjashtë markerë standardë nga serumi ). – Gamma-GT– Bilirubin total – Alfa-2-makroglobulinen – Apolipoprotein A1 – Haptoglobinen ActiTest jep markerë të drejtpërdrejtë për aktivitetin inflamator: Alanine aminotransferase (ALT) ALT dhe AST nuk janë të përfshirë në formulën që kalkulon fibrozën, por i referohen formulës për ActiTest. Këta markues janë të përllogaritur në varësi të moshës së pacientit dhe gjinisë.

Fibro test dhe Fibro Max test janë metoda jo-invazive të diagnostikimit të mëlçisë, bazuar në mostrën e gjakut – diagnoza e sëmundjes së mëlçisë me biomarkerë nga serumi, lehtë për t’u përdorur dhe duke siguruar rezultate me saktësi të lartë. Me mbi dy milionë teste të kryera në mbarë botën dhe me mbi 280 studime shkencore, FibroTest dhe FibroMax përdoren intensivisht në praktikën klinike nga hepatologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe gastroenterologët.

Test FibroMax

Testi FibroMax është një test i plotë diagnostik për mëlçinë. Pesë testet kryesore janë përfshirë në testin e panelit diagnostik FibroMax, për vlerësimin e plotë të statusit të mëlçisë dhe pesë shkaqet kryesore të sëmundjes së mëlçisë. FibroMax = FibroTest ë AktiTest ëSteatoTestë NashTest ë AshTest Sëmundjet metabolike, steatoza Steatoza e Mëlçisë, të cilën e vlerëson SteatoTest, është një grumbullim i yndyrës në mëlçi, shpesh duke rezultuar në rritjen e niveleve të gama-GT, AST dhe ALT-së.

Steatohepatiti jo-alkoolik (SHJA) është një sëmundje inflamatore e mëlçisë, e cila është shkaktuar nga faktorët metabolikë, duke përfshirë mbipeshën, hipertensionin (presionin e lartë të gjakut) dhe rritjen e koncentrimit të triglicerideve ose kolesterolit. SHJA Test vlerëson nivelin e aktivitetit të nekrozës inflamatore, të shkaktuar nga faktorët metabolikë.

Steatohepatitis-hepatit (SHA) alkoolike është sëmundje inflamatore e mëlçisë e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. ShaTesti vlerëson nivelin e aktivitetit inflamator që lind si rezultat i alkoolizmit. FibroTest dhe ActiTest janë pjesë përbërëse e testit FibroMax.

Testi FibroMax

Testi FibroMax përfshinë 10 parametra, 5 rezultate (duke kombinuar dhjetë biomarkues standardë nga serumi): – Gamma-GT – Bilirubin total – Alfa-2-makroglobulin – Apolipoprotein A1– Haptoglobina – Alanine aminotransferase (ALT) – Aspartat aminotransferaza (AST) – Trigliceridet – Kolesterolit – Glukoza Këta markues janë të përllogaritur në varësi të moshës, gjinisë, peshës dhe gjatësisë së pacientit.

Shënim

Marrja e gjakut për testin FibroTest dhe FibroMax duhet të kryhet në mëngjes në gjendje esëll dhe stomak bosh. FibroTest është miratuar dhe rekomanduar nga Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë (EASL), diabetit (EASD) dhe obezitetit (EASO), me qëllim të vlerësimit të fibrozës tek pacientët që vuajnë nga çrregullimet metabolike (NAFLD) dhe EASL dhe për vlerësimin e pacientëve të cilët konsumojnë shumë alkool . FibroTest dhe FibroMax janë teste jo-invazive që janë të zbatueshme në shumicën e pacientëve (98%). Ato janë në dispozicion veç e veç. Për çmimin e secilës prej këtyre dy testimeve, shikoni listën e çmimeve të laboratorit AvicenaKS.