• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Infeksionet Urinare

Trakti urinar paraqet një filtër trupor për asgjësimin e lëngjeve të tepërta. Për shkak të vetë anatomisë së traktit urinar, gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj baktereve që mund të vendosen në traktin urinar dhe të shumohen – duke rezultuar në infeksion të traktit urinar.

Infeksionet urinare zakonisht janë infeksione bakteriale të veshkave dhe fshikëzën e urinës. Rruga më e zakonshme e përhapjes së infeksionit (90%) është përmes infiltrimit të baktereve nga lëkura rreth organeve gjenitale dhe rektumit drejt fshikëzës së urinës, që është një bazë e mirë për zhvillimin e baktereve për shkak të pranisë së proteinave, sheqernave dhe një temperaturë të favorshme.

Shkakëtarë:
Shumë mikroorganizma mund të shkaktojnë infeksione të veshkave dhe të traktit urinar, por më shpesh infeksionet janë të shkaktuara nga bakteret Gram negative (Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Enterobacter, Pseudomonas). Bakteria Escherichia coli zbulohet në 80 % të të sëmurëve me infeksion akut të traktit urinar. Bakteret e tjera Gram negative mund të shkaktojnë infeksione akute të traktit urinar tek të sëmurët me kateter urinar, pas ndërhyrjeve urologjike gjatë pranisë së kalkulave (gurëve) në veshka dhe gjatë obstruksionit (pengimin) të rrjedhjes së urinës përmes traktit urinar. Bakteret në traktin urinar mund të vijnë me anë të gjakut të një tjetër pike të nxehtë (shpërndarje hematogjene të baktereve). Si grupe të konsideruar me rrezik për shfaqjen më të shpeshtë të infeksioneve urinare janë të sëmurët me diabet, gratë shtatëzëna, gratë në menopauzë për shkak të defiçitit të estrogjenit, etj .

Simptoma:
Zakonisht simptomat janë shprehura në formën e urinimit shpesh të dhimbshëm, ndjesi djegie gjatë urinimit, shpesh i shoqëruar me urinim natën, dhe dhimbje në legen dhe kurriz. Urina mund të jetë më e turbullt ose me gjurmë gjaku.

Diagnoza:
Diagnoza e infeksioneve urinare përcaktohet me:
– Analiza laboratorike të gjakut dhe urinës
– Analiza mikrobiologjike me urinokulturë – me antibiogram
– Eko të traktit urinar.

Me rëndësi të jashtëzakonshme është marrja e rregullt e materialit të duhur për analiza mikrobiologjike të urinës. Pas toaletit lokal të kryer në pjesët e jashtme të traktit gjenital, merret një sasi e vogël e rrjedhës së mesme (jo e para) e urinës. Ena në të cilën mblidhet urina duhet të jetë sterile. Mostra ( urina ) duhet të mbërrijë të laborator për analizë jo më vonë se 2 orë Diagnoza e saktë është veçanërisht e rëndësishme për shkak se simptomat e ngjashme mund të jenë rezultat edhe të infeksioneve të organeve gjenitale.Vetëm mjeku Juaj mund të bëjë dallim dhe ta përcaktojë diagnozën e saktë.

Terapi:
Nëse konfirmohet infeksion bakterial, trajtimi me terapi antibiotike në mënyrë dhe kohëzgjatje sipas këshillës së mjekut tuaj. Pas përfundimit të terapisë së rekomanduar duhet të bëhet urinokulturë kontrolluese (të paktën një javë pas përfundimit të terapisë). Nëse e njëjta nuk është sterile duhet të vazhdohet terapia me antibiotikë, dhe në qoftë se është sterile mjekimi përfundon. Rekomandohet edhe konsumim të një sasie më të madhe të lëngjeve (ujë) dhe çaje bimore, konsumim të reduktuar të sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara dhe higjienë të mirë personale.