• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Intolerancë ndaj ushqimit

Intolerancë ndaj ushqimit

A ËSHTË INTOLERANCA E USHQIMIT SHKAKTARI I PROBLEMIT TUAJ?

Ndonjëherë, persona të caktuar kanë reaksion të pazakonshëm ndaj një ushqimi të caktuar ose ndaj një përbërësi ushqimor!

Çfarë është intoleranca ndaj ushqimit?
Intoleranca ndaj ushqimit paraqet reaksion të organizmit, më shpesh reaksion i vonuar, ndaj një lloji të caktuar ushqimi ose përbërësi ushqimor, ku shfaqen simptoma në një ose më shumë organe dhe sisteme në trup, por bëhet fjalë për reagim që është krejtësisht i ndryshëm nga një reaksion alergjik.

Domethënë, këtu bëhet fjalë për një nivel të ulët të perzistencës (afatgjatë) reaksion inflamator kronik – derisa në organizëm konsumohet një lloj përkatës ushqimi – shkaktar i problemeve.

Në çdo rast simptomat që shfaqen mund të jenë shumë të ngjashme me ato alergjike, dhe jo gjithmonë mund të dallohen në mënyrë të qartë, por simptoma të ndryshme megjithatë ekzistojnë: alergjitë janë më shpesh me fillim akut ndërsa intoleranca është më e ngadaltë – me fillim të shtyrë dhe të panjohur të manifestimit të problemeve, alergjitë mund të shkaktohen edhe nga prania e gjurmëve të alergjenëve, ndërsa tek intoleranca është e rëndësishme sasia e ushqimit, tek alergjitë ka teste laboratorike pozitive për alergji, dhe tek intoleranca janë negative etj.

Cilat janë shkaqet për shfaqjen e intolerancës së ushqimit?
A janë ato gjenetike apo janë të lidhura me mënyrën e jetesës?

Shkaqet për shfaqjen e intolerancës së ushqimit mund të jenë të ndryshme – gjenetike, mënyra e jetesës dhe të ushqyerit por mund të jenë edhe të kombinuara.

Shkaqet gjenetike janë më shpesh enzimopati – d.m.th mungesë e shkaktuar gjenetike e ndonjë enzime për shpërbërje në përbërës të veçantë të ushqimit (siç janë laktoza, fruktoza etj.), që mund të manifestohet në mënyrë të ndryshme në varësi të përkatësisë së popullatës.

Shumë shkaktarë të shpeshtë janë të lidhur me mënyrën e jetesës dhe të ushqyerin në përgjithësi: infeksione (nga shkaktarë të ndryshëm) stresi, medikamente, shtesa kimike në ushqim (aditivë, konservues, stabilizatorë, ngjyra, aroma etj.)

Cilat janë simptomat e intolerancës së ushqimit?
Simptomat më karakteristike (por jo edhe të detyrueshme) tek intoleranca e ushqimit janë jashtëqitjet e shpeshta të lëngshme ose gjysmë të lëngshme, ndonjëherë kapsllëk, ndjenjë e rregullt e fryrjes dhe gazrave, zorrë irrituese, dhimbje në stomak dhe simptoma të ngjashme.

Simptoma më të rralla, për të cilat për fat të keq rrallë herë mendojmë për probleme me intolerancën ndaj ushqimit janë prania e dhimbjeve të shpeshta të kokës dhe madje edhe sulmet e migrenës, dhimbje të kyçeve, ndryshime kronike të lëkurës, dermatiti atopik, urtikariа, psoriazа, kruarjа, mbipeshа etj.

Në çfarë përbëhet ekzaminimi laboratorik për intolerancë ndaj shqimit?
Pikërisht për shkak të llojshmërisë, dhe ndonjëherë edhe për shkak të mos specifikës së simptomave, tek ne shumë shpesh ndodh që asnjëherë të mos mendohet për intolerancë ndaj ushqimit, ndërsa në literaturën botërore dhe në praktikë gjithnjë e më shumë është përfaqësuar qëndrimi se – para se të kontrollohen proceset alergjike ose gjendje më të ndërlikuara, së pari të kontrollohet ekzistimi i intolerancës së ushqimit, duke pasur parasysh konsumin dhe përbërjen e përditshme.

Është shumë e rëndësishme që testet laboratorike që përdoren të jenë të sigurta, të certifikuara dhe nga prodhues të dëshmuar, si testet që punohen në Laboratorin AvicenaKS . Jo më pak e rëndësishme është që i gjithë procesi i punës në laborator të jetë i kontrolluar në mënyrë të rreptë, dhe të kushtohet vëmendje në standardet e përgjithshme të pranuara botërore për cilësi në laboratorët mjekësore. Në fund, rezultati i saktë dhe preciz është baza e çdo trajtimi të rregullt.

Testi që përdoret në Laboratorin AvicenaKS(RIDASCREEN® Spec.IgG FoodScreen) nga prodhuesi superior gjerman R-Biopharm është test me të cilin do të përcaktoni në mënyrën më të sigurt dhe më të saktë se çfarë është ajo që i shkakton simptomat tuaja.

► Përcaktim të njëkohshëm të intolerancës së mundshme për më shumë se 109 lloje ushqimesh ose përbërësish ushqimorë
► Jo-invasiv
► Kryhet vetëm me një marrje gjaku
► Rezultate të njëjtën ditë

Hulumtimet treguan se 2/3 e pacientëve të nënshtruar ndaj testit për shqyrtim të intolerancës ndaj ushqimit janë liruar nga dhimbjet kronike, që ndikon në mënyrë të rëndësishme mbi mirëqenien e përgjithshme shëndetësore të çdo pacienti.

Rezultati nga analiza formulohet kështu – që të jetë i kuptueshëm, në kuptim për çfarë lloj ushqimi sa është përqendrimi i antitrupave IgG dhe se çfarë do të thotë ajo për organizmin, me rekomandimin se cilat hapa duhet të ndërmerren dhe për sa periudhë kohore.

Çfarë pas fitimit të rezultatit?
1. Shmangni ushqimin ndaj të cilit janë detektuar IgG specifike.
Ushqimi për të cilin është fituar rezultat pozitiv, duhet të shmanget në mënyrë komplete, nga 8-12 java dhe deri në një vit, në varësi të reaksionit.

2. Dietë rotacioni me ushqimin e mbetur.
Ushqimi tjetër konsumohet në cikël 4-ditër (Për shembull: nëse hahen lloje të caktuara ushqimi një ditë, të njëjtat ato ushqime shmangen për 3 ditët e ardhshme).

3. Konsumimin e përsëritur të ushqimit që shmangej.
Ushqimi që shmangej konsumohet gradualisht. Nëse përsëri shfaqet reaksion, atëherë ai ushqim shmanget nga menuja. (mund të merret, por jo shpesh).