Këndi për fëmijë

Laboratori AvicenaKS ka krijuar një ambient të ngrohtë dhe argëtues vetēm për më të vegjlit , në mënyrë qē ata të marrin trajtim plot kujdes e dashuri.

Ndoshta gjëja më unike në lidhje me këndin e lojrav është që pasi fëmijët sapo të gjenden në Laborator do të ndjehen se janë të sigurt nga të gjitha procedurat mjekësore, ekzaminimet, medikamentet dhe veçanërisht gjilpërat! Sepse e dimë që ato nuk janë më të preferuarat e tyre …Me çka qëndrimi në laborator është i mbushur me argëtim, lojë dhe të qeshura. Laboratori AvicenaKS edhe më tej kujdeset me vëmendje maksimale dhe bëjmë të pamundurën që përvoja e tyre të jetë e mirë.