• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Kolesteroli dhe ateroskleroza

Kolesteroli është bashkim steroid që ndodh me degradimim e yndyrave. Sepse kolesteroli merr pjesë në krijimin e acidit biliar, të hormoneve gjenitale dhe të hormonit të gjendrës mbiveshkore, ai është i një rëndësie esenciale për funksionimin normal të organizmit.

Kolesteroli shpërndahet me gjakun e bartur nga proteinat (ushqimin me proteina) në plazmë, duke ndërtuar një kompleks të quajtur lipoproteinë.

Ekzistojnë dy lloje të lipoproteinave:

– Lipoproteina me dëndësi të vogël d.m.th kolesterol “i keq”(LDL), që me vete bartin përqëndrim të madh kolesterolit dhe,
– Kolesteriol “i mirë” (HDL) – liporoteina që bartin përqëndrim të vogël kolesteroli.

LDL e bart kolesterolin në enët e gjakut dhe krijon depozita (pllaka) ateromatoze në to, që shkakëtojnë ngushtim të lumenit të enëve të gjakut dhe me të çojnë deri në sëmundje të zemrës, trurit etj.

HDL, pra, e krijon elasticitetin e enëve të gjakut dhe mungesa e tij në organizëm i bën enët e gjakut të ngurta dhe jo elastike. Pothuajse 2/3 e kolesterolit sinetetizohet në mëlçi (800-900 miligram), dhe vetëm 1/3 futet nëpërmjet ushqimit.

Ateroskleroza
Ateroskleroza është proces i sedimentimit të yndyrave në murin e brendshëm të arterieve të mëdha dhe të mesme. Në fillim ato janë kristale të vogla të kolesterolit, që gradualisht krijojnë depozita (pllaka), që e ngushtojnë lumenin e enës së gjakut. Pastaj ndiqet fibrozimi dhe ngurtësimi i murit të enëve të gjakut. Me këtë enët e gjakut janë të nënshtruara në spërkatje. Këto ndryshime të brendësisë së enës së gjakut çojnë deri në ngurtësim të gjakut dhe çojnë në shfaqjen e njohur si trombozë.

Arsyet për aterosklerozë janë të shumta, dhe më e shpeshta është përqendrimi i rritur i kolesterolit në formën e lipoproteinës me dëndësi të vogël (LDL). Faktorët, që çojnë në rrezik të rritur për zhvillim të aterosklerozës ndahen në dy grupe: – Faktorë modifikues-ato janë pirja e duhanit, aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit etj. – Faktorë jo modifikues-gjinia, mosha, faktorët gjenetikë, – Faktorë të tjerë – diabeti, (sëmundja e sheqerit), trashësia, nivel i rritur i LDL, homoscisteinë, trigliceride, acid i urinës dhe substanca të tjera të gjakut, hipertireoidizëm dhe gjendje të tjera.

Çfarë është përqëndrimi i rritur i kolesterolit në gjak?
Për persona të shëndetshëm, në familjen e të cilëve nuk ka sëmundje të zemrës, niveli i kolesterolit të përgjithshëm në gjak nuk duhet të jetë më i madh se 5.2 mmol/l, ku HDL të jetë më i madh se 1 mmol/l, dhe LDL të jetë më i vogël se 3 mmol/l. Çdo rritje të nivelit të kolesterolit mbi këto vlera referente (veçanërshit të kolesterolit LDL) e rrit rrezikshmërinë nga sëmundje të zemrës.

A janë gratë dhe burrat njësoj të rrezikuar nga kolesteroli i lartë?
Gratë kanë rrezik të vogël nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut në dallin nga burrat, falë ndikimit të veprimit mbrojtës të hormoneve gjenitale femërore (estrogjen), por vetën deri në menopauzë. Pastaj gratë kanë rrezik të njejtë si edhe burrat,dhe ndohjëherë ai rrezik është edhe më i madh. Burrat janë më të të rrezikuar se gratë, sepse hormoni gjenital mashkullor, testosteroni, e ul nivelin e HDL të kolesterolit, që vepron në mënyrë mbrojtëse duke i ndaluar depozitimet e depozitave yndyrore në muret e enëve të gjakut.

A mundet niveli i rritur i kolesterolit në gjak të shkakëtojë infarkt?
Kolesteroli i rritur është shkakëtari më i rëndësishëm për infarkt zemre. Në vetëvete niveli i rritur i kolesterolit nuk shkakëton simptoma, megjithatë është faktor reziku më i rëndësishëm për eterosklerozë, që mund të shkakëtojë infarkt. Prandaj, tek persona me sëmundje të zemrës niveli i kolesterolit LDL në gjak nuk duhet t’i mbikalojë vlerat nga 2.5 mmol/l.

A është trashësia gjithmonë shenjë për nivel të rritur të kolesterolit në gjak?
Niveli i rritur i kolesterolit në gjak nuk është gjithmonë i lidhur me peshën e rritur trupore. Konfuzion i madh është se vetëm njerëzit e shëndoshë kanë kolesterol të rritur në gjak. Shumica e njerëzve shpesh kanë kolesterol të rritur, që është i kushtëzuar nga predispozimi gjenetik-trashëgues, edhe pse kanë peshë normale dhe madje janë të dobët. Megjithatë, shpesh njerëzit e shëndoshë kanë kolesterol të rritur në gjak. Tek gjysma e pacientëve me nivel të rritur të kolesterolit në gjak, arsyeja për atë është ushqimi jo i regullt, dhe tek gjysma tjetër e tyre, arsyeja është predispozimi gjenetik. Të gjitha produktet me origjinë shtazore: vezë (e verdha), mëlçi, tru, gjalpë, mish i kuq, produkte të përpunuara të mishit, djathra gjysëm yndyrorë, përmbajnë acide yndyrore të ngopura, që e rrisin nivelin e kolesterolit LDL në gjak. Prandaj, udhqimi i shëndetshëm me fruta dhe perime, aktiviteti i rregullt fizik, ndalja e pirjes së duhanit, dhe reduktimi i stresit janë faktorë të domosdoshëm për mirëmbajtjen e nivelit normal të kolesterolit në gjak.