• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Mëso më shumë për ne

SST- Sëmundjet seksualisht të transmetueshme…

– SST -grup sëmundjesh të shkaktuara nga shkaktarë të ndryshëm .Organizmat që shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kalojnë nga personi në person nëpërmjet gjakut, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale apo çdo kontakt tjetër që përfshin zonën gjenitale. Por ndonjëherë mundë të transmetohen edhe nëpërmjet rrugëve jo-seksuale.

Transfuzioneve të gjakut
Nga nëna tek foshnja gjatë shtatëzanisë ose lindjes .
Jo gjithmonë shoqërohen me simptoma ,kjo është arsyeja pse SST nuk arrijnë të diagnostikohen deri në momentin e ndodhjes së komplikimeve shëndetësore.

Simptomat që tregojnë prezencën e SST përfshijnë:
– Plagë ose noduse në zonën orale, në organet gjenitale apo zonën e rektale
– Urinim i dhimbshëm ose djegie gjatë urinimit
– Gjakderdhje vaginale e pazakontë
– Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
– Shfaqje të nyjeve limfatike të enjtura dhe me dhimbje, veçanërisht rrëzë kofshës
– Dhimbje të fundit të barkut
– Ethe
– Skuqje

Identifikimi i hershëm i shkaktarit është i rëndësishëm për mjekimin e rregullt.
Në laboratorin Avicena punohen teste shumë të ndjeshme për detektimin molekular të shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe vaginozës bakteriale.

PANEL PËR SËMUNDJE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME ME METODËN RT-PCR për detektim dhe identifikim të 7 shkaktarëve më të shpeshtë:

› C.trachomatis
› N.gonorrhoeae
› T.vaginalis
› M.genitalium
› M.hominis
› U.urealyticum
› U.parvum

Mostra: Bris gjenital

PANEL PËR VAGINOZË BAKTERIALE ME METODËN RT-PCR për detektim kuantitativ të 7 baktereve të lidhura me vaginozën bakteriale

› Lactobacillus spp.
› G.vaginalis
› A.vaginae
› Megasphаerа tip 1
› B.fragilis
› Mobiluncus spp.
› BVAB 2 (bacterial vaginosis associated bacteria) – baktere të tjera të lidhura me
vaginozën bakteriale

Mostra: Bris vaginal

Është e preferushme të konsultoheni me mjekun tuaj për zgjedhjen e testeve për detektimin molekular të shkaktarëve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe vaginozës bakteriale.