Nutrigjenetika

Kush rekomandohet për testimin e parametrave nutrigjentik?

Për të arritur dhe për të mbajtur peshën e dëshiruar, keni vendosur të filloni një dietë dhe merreni me aktivitet fizik. Por, çfarë diete duhet të zgjidhni? Të Mesdheut apo Atkins Dieta? Keni nevojë për energji, por a t’i largon yndyrat apo sheqernat? Apo, a është dieta më e mirë për ju me më shumë proteina? Ose, për të zgjedhur një dietë të ekuilibruar dhe të bëni numërimin e kalorive pavarësisht nga origjina e tyre? Shumë përpjekje dhe kohë e humbur? Testimet gjenetike mund t’ju ndihmojnë.

Cilat teste gjenetike kryhen në AVICENAKS?

Në laboratorin tonë, ne testojmë pesë variante të ndryshme gjenetike në katër gjene kyçe, duke përfshirë rregullimin e balancës energjetike të trupit përmes metabolizmit të yndyrës dhe sheqerit (ADRB2: Arg16Gly, Gln27Glu, ADRB3: Trp64Arg, FABP2: Thr55Ala, PPARG: Pro12Ala). Kombinimi i tyre identifikon deri në 243 gjenotipe të mundshme. Studimet shkencore kanë treguar se një dietë me bazë gjenetike lejon një humbje më të madhe dhe më të qëndrueshme sesa nëse dieta administrohet në mënyrë të pavarur nga predispozitat tuaja trashëgimore.

Laboratori AvicenaKS

Profesionalizimi dhe përkushtimi i mjekëve në Laboratorin AvicenaKS mundëson për të gjithë pacientët shërbim mjekësor të specializuar në standartet më të larta që ofron mjekësia sot. Zemra e laboratorit tonë janë pacientët dhe nevojat e tyre.