• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Ogtt – Testi oral I tolerances ndaj glukozes

ANALIZA

Paraqet test per detektimin e demtimit te tolerances ndaj glukozes.Testi oral I tolerancës ndaj glukozës mat aftësinë e trupit për ta përdorur glukozën.Perdoret per diagnostifikimin e paradiabetit dhe diabetit,me se shpeshti gjate periudhes se shtatezanise ( diabeti gestativ ). Pacientit pas urises gjate gjithe nates,I jepet tretje me glukoze ( sherbet ) ne koncentrime te ndryshme ( varesisht nga kerkesa e mjekut ).Se pari përcaktohet niveli I glikemis esëll,1 orë pas ngarkeses, dhe 2 orë pas ngarkeses.

MOSTRA
Gjak venoz ose kapilarik.

PËRGADITJE PARA MARRJËS SË MOSTRËS

Per shumicen e analizave laboratorike te gjakut eshte e nevojshme parapergaditje qe nenkupton marrjen e mostres ( ne lukth te zbrazet ) mengjes,12 ore prej ushqyerjes se fundit.Kjo eshte e nevojshme per shkak se konsumimi I ushqimit ne periudhen para marrjes se mostres se gjakut ndikon ne rritjen e koncentrimit te glukozes,kolesterolit, lipideve,proteineve,hekurit dhe metabolitive te tjere.

Qe te fitohen rezultatete me te sakta,ne marveshje me mjekun,marrja e gjakut duhet te behet pas nderprerjes se terapise dhe wash out periudha (qe nenkupton kohe e nevojshme qe I tere medikamenti te largohet nga organizmi,dhe te arrihen vlera te reja bazale).Kjo rekomandohet sidomos te terapit me hekur,preprarate vitaminoze,terapi hormonale etj.

VLERAT REFERENTE
Glikemi esëll 3.3-5.6 mmol/L
Glikemia 1 ore pas ngarkeses me 75g glukoze <11.1 mmol/L
Glikemia 2 ore pas ngarkeses me 75g glukoze <5.6 mmol/L

VËREJTJE
Diabeti gestativ- diebet I cili paraqitet tek shtatzanat.