• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Osteoporoza

Çfarë është osteoporoza?
Osteoporoza, ashtu siç tregon vetë emri, është sëmundje sistemike, që e ndryshon mikroarkitekturën e kockave dhe i bën të njëjtat të buta dhe të thyeshme, kështu që një stres shumë i vogël, si ngritja e një peshe të lehtë, përkulje, rënie të lehtë, madje edhe kollitje, mund të çojë në thyerje serioze. Rezultat më i shpeshte i osteoporozës janë thyerjet, dhe ato të shtyllës kurrizore, hipit, dhe nyjes së dorës. Ato janë thyerje serioze, që shpesh kërkojnë trajtim operativ, qëndrim në spital me mundësi për lindje të komplikimeve të tjera, dhe sigurisht, reduktim të kualitetit të jetesës. Edhe pse konsiderohet për “sëmundje femërore” osteoporoza është gjithnjë më e pranishme edhe tek meshkujt.

ASNJËHERË NUK ËSHTË SHUMË VONË OSE SHUMË HERËT , QË TË BËHET DIÇKA NË LIDHJE ME OSTEOPOROZËN.

Secili prej nesh mund të ndërmarrë disa masa të rëndësishme që të ketë kocka të forta dhe të shëndetshme. Si edhe tek shumë sëmundje të tjera, DETEKTIMI I HERSHËM I OSTEOPOROZËS ËSHTË MË I RËNDËSISHËM. Matja e dëndësisë kockore bëhet me përdorimin e rrezeve rendgen me metodën e ashtuquajtur DEXA (Matje të dëndësisë kockore minerale –DKM). Përveç asaj, tek të gjithë pacientët me osteoporozë rekomanohet që të bëhen, edhe analiza laboratorike rutinore dhe markerat e metabolizmit kocokor.

Të përdorura së bashku me matjet standarde antropometrike, markerat kockore janë një ndër veglat më të reja bashkëkohore laboratorike për menaxhimin e osteoporozës. Këta markera kockorë sigurojnë mbikëqyrje të shpejtë në statusin e kockës, me vlerësim të proçesit aktual të metabolizmit kockor.

Markerat kockorë si plotësim themelor të testeve për përcaktimin e Densitetit Mineral Kockor(DMK), sigurojnë mbikëqyrje më të mirë në rrezikun dhe përgjigjen nga terapia sesa DMK për veten.

Markera të metabolizmit kockor:
– IMMULITE OSTEOCALCIN
– IMMULITE CALCITONIN
– IMMULITE PYRILINKS D
– IMMULITE iPTH

Pse markera të metabolizmit kockor?
1. Monitorim i efekteve nga terapia – tashmë pas 3 muaj (marker më i mirë për bisfosfonate- Pyrilinks D)
2. Parashikimi i përgjigjes së terapisë
3. Parashikimi i rrezikut nga fraktura
4. Parashikim të humbjes të masës kockore
5. Selektim të pacinetëve për terapi
6. Parashikim të krijimit të masës kockore.

Markerat kockorë janë tregues të rëndësishëm të gjendjes metabolike të kockave në procesin e rimodelimit kockor.

Të përballuar me post menopauzën për shumë gra osteoporoza është pasoja më serioze fiziologjike e menopauzës sepse jo shpesh frakturat ostoporitike rezultojnë me morbiditet dhe vdekje.

Shpresa jonë është që përdorimi i regullt i markerave kocokore në praktikën klinike laboratorike, së bashku me përparësitë terapeutike dhe paraqitjen më të qartë për mekanizmat hormonale dhe biokimike të metabolizmit kockor, do ta çojë këtë sëmundje shkatëruese nën kontroll.