• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Pneumoslide

PNEUMOSLIDE – test për zbulimin e njëkohshëm të 9 llojeve të baktereve dhe viruseve – shkaktarë të infeksioneve më të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes që nuk zbulohen me metoda klasike.

PSE PNEUMOSLIDE?
1. Zbulim të saktë dhe të shpejtë të shkaktarëve të infeksioneve të pazakonshme
2. Mundësi për mjekim më të përshtatshëm
3. Shkurtohet kohëzgjatja e sëmundjes
4. Pa rrezik për rezistencë ndaj medikamenteve të dhëna
5. Kursen kohë dhe shpenzime
6. Parandalon zhvillim të komplikimeve
7. Identifikim të 9 patogjeneve atipike respiratore njëkohësisht
8. Me vetëm një test, rezultatet brenda ditës

ÇFARË ËSHTË PNEUMOSLIDE?
Test imuno-fluoreshent që mundëson detektim të antitrupave IgG dhe IgM nga serumi i pacientit, për 9 patogjenë individualë atipikë njëkohësisht.

– Mycoplasma pneumoniae
– Legionella pneumophila
– Chlamydia Pneumoniae
– Coxiella burnetii
– Adenovirus
– Virus Respirator Sincicial
– Influenza A
– Influenza B
– Parainfluenza (serotipe1,2,3)

Mbani mend! Numër i madh i infeksioneve respiratore janë të shkaktuara nga patogjenët atipikë të lartpërmendur dhe të njëjtët janë shkaktarë për morbiditet dhe mortalitet jashtëzakonisht të lartë!

KUR PNEUMOSLIDE?
Është i indikuar tek të gjitha infeksionet respiratore!

– Numri më i madh i infeksioneve respiratore janë etiologjikisht të padëshmuara
– Shumë shpesh janë të përfshirë më shumë patogjenë
– Gjithnjë e më shumë haset infeksion i përzierë

Veçanërisht tek:
► Infeksione respiratore të zgjatura dhe të përsëritshme
► HOBB (SKOM) (Sëmundje Kronike Obstruktive të Mushkërive)
► Fëmijë të vegjël
► Persona të moshuar
► Të sëmurë kardiopulmonarë, kronikë dhe të palëvizshëm
► Persona me sistem imunitar të komprometuar
► Manifestime ekstrapulmonare