Mbrojtjen e të dhënave personale Laboratorit AvicenaKS e siguron për pacientët, bashkëpunëtorët, të punësuarit e saj dhe për të gjitha subjektet e tjera (persona fizikë për të cilët sillen të dhënat e përpunuara), të dhënat personale e të cilëve mbi çfarëdo lloj baze (pajtueshmëri, kontratë etj) në çfarëdo lloj mënyrë përpunohen në LABORATORIN AvicenaKS.
Shprehje të caktuara që janë të përdorur në këtë Politikë dhe janë të lidhura me mbrojtjen e të dhënave personale, e kanë të njëjtin kuptim si edhe shprehjet që janë të parashikuara me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale 03/l.-172 , l.nr.2004/4 dhe 06/l.-082.
- Të dhënat personale në LABORATORIN AvicenaKS përpunohen ekskluzivisht në pajtueshmëri me vlefshmërinë momentale të dispozitave ligjore dhe nënligjore nga fusha e mbrojtjes e të dhënave personale, si edhe rregullorja ligjore dhe nënligjore nga fusha e mbrojtjes shëndetësore dhe rregullimin e punës së institucioneve shëndetësore.
- Laboratori AvicenaKS I siguron qytetarit në ruajtjen e konfidencialitetit të dhënave personale dhe të informatave që janë të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore; trajtimin mjekësor si dhe çdo informate tjetër, që përmban dokumentacioni i tij shëndetësor.
- Ne Laboratorin AvicenaKS garantojmë standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
- Ju sigurojmë për barazinë e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj.
- Mbikëqyrësit e Laboratorit AvicenaKS janë të obliguar që të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale që hasin gjatë kryerjes së detyrave së tyre, si dhe pas ndërprerjes së ushtrimit të detyrave të tyre.
- Grumbullimin, ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave në mënyrë të rregullt dhe të sigurt;sigurimin e qasjes së lehtë në të dhëna; mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale I garantohet cdo personi fizik.
- Laboratori AvicenaKS siguron besueshmërinë e plotë, integritetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të subjekteve. Laboratori ynë i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme organizative, administrative, teknike dhe fizike për mbrojtjen e të dhënave personale që përpunohen dhe të njëjtat ato të dhëna, në çdo kohë, i mbron nga shkatërrimi i rastësishëm ose joligjor, nga humbja, ndryshimi, zbulimi ose qasja e paautorizuar ose edhe nga çfarëdo lloj formash të paligjshme të përpunimit.
- Qytetari, është i autorizuar, që të bëjë deklaratë përkitazi me atë se kush mund të marrë informata mbi sëmundjen e tij dhe prognozën e saj, si dhe kush nuk ka të drejtë të jetë i njoftuar plotësisht ose pjesërisht mbi të dhënat e shërimit të tij.
- Të dhënat nga paragrafi me larte duhet të mësohen, edhe pa marrë pëlqimin e qytetarit, Vetëm nëse kjo është e përcaktuar me ligj.
- Çdo subjekt i të dhënave personale ka të drejtë që të dorëzojë Kërkesë për qasje dhe rregullim për të dhënat e tij personale të cilat LABORATORI AvicenaKS i përpunon.
Për çfarëdo lloj pyetjesh për mbrojtjen e të dhënave personale, subjektet janë të autorizuara që në çdo kohë të na kontaktojnë në: info@avicena-ks.org
Çfarëdo ndryshim në politikën tonë për mbrojtjen e të dhënave personale do të inkorporohen në mënyrë të përshtatshme në këtë dokument dhe do të publikohen në vend të dukshëm për të gjitha subjektet.
Me respekt,