• info@avicena-ks.org
  • E hënë - Premte: 07:30 - 20:00
  • E shtunë : 7:30 - 14:00

Rreth 150 testime në ditë, 10% të riinfektuar…

Sistemi ynë imunitar është mbrojtja e trupit kundër infeksionit dhe ai vjen në dy pjesë. Presupozohet se duhen rreth 10 ditë për të filluar prodhimin e antitrupave që mund të synojnë koronavirusin dhe mendohet se pacientët më të sëmurë zhvillojnë përgjigjen më të fortë imune. Sistemi Imunitar ka një habitat të till që disa prej infeksioneve që ka kaluar i vendos në kujtesë, kurse disa prej tyre i harron. Prandaj ne kohëve të fundit, jemi përballur me raste të riinfektimit me Covid. Mund të themi se prej 150 testimeve ditore në AvicenaKS 10% e rasteve në ditë kanë qenë raste që më parë kanë rezultuar pozitiv, kanë mbaruar dhe prap janë riinfektuar.

Nëse kam antitrupa, a jam imun?

Kjo është pyetja nga të gjithë, nëse ju kaloni testin e antitrupave, atëherë jeni të sigurt të ktheheni në punë. Një çështje tjetër është se vetëm për shkak se ju mund të mbroheni nga antitrupat tuaj, nuk do të thotë që ju ende nuk mund ta strehoni virusin dhe t’ia kaloni të tjerëve, njëkohësisht dhe nuk mund të jetë si garancion që ju nuk do të riinfektoheni sërish.

Ju mund të mendoni se pasi të keni pasur COVID-19, i cili është shkaktuar nga infeksioni me koronavirusin SARS-CoV-2, nuk ka gjasa ta merrni përsëri. Prandaj është e preferueshme që në mënyrë sa më të shpeshtë të kontrolloni antitrupat, të mbani distancë, të kujdeseni për higjienën dhe maskën ta mbani gjithsesi.