Cdo ditë: 7:00 - 20:00
Departamenti i endokrinologjisë ofron një gamë të gjerë të shërbimeve për çrregullimet endokrine. Avicena KS disponon teknologjinë më bashkëkohore në rajon për diagnozën dhe trajtimin e këtyre çrregullimeve. Departamenti endokrinologjik është në bashkëpunim të vazhueshëm me departamentet tjera në mënyrë që të sigurojë diagnozë të shpejtë të saktë dhe trajtim të pacientëve me sëmundje endokrine. Mjekët tanë janë të specializuar në trajtimin e patologjive të cilat rrjedhin si pasojë e disbalancimit hormonal prej gjëndrave endokrine. Në Poliklinkën tonë kryhen vizita specialistike për: Patologjitë e gjëndrës tiroide Sëmundjet e gjëndrës mbiveshkore Çrregullimet dhe shkatërrimet e lipideve Çrregullimet endokrinologjike në shtatëzani si dhe diabeti gestational Shtimi në peshë Çrregullime hipotalamike dhe të hipofizës. Hipertensioni me origjinë endokrine. Departamenti i Endokrinologjisë ndihmon pacientët për të jetuar shëndetshëm, pavarësisht problemeve që ata kanë me diabetin, sëmundjet e tiroideve dhe patologjive të tjera endokrine.