Cdo ditë: 7:00 - 20:00
Ekipi i Kardiologjisë në Avicena KS përbëhet nga specialistët e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, që mundësojnë trajtim të përgjithshëm të të gjitha sëmundjeve të zemrës. Çdo pacient merr trajtim individual që përfshin rekomandime të ekspertëve për reduktimin e faktorëve të rrezikut si një mënyrë efektive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ne Avicena KS, Departamenti i Kardiologjisë i ka kushtuar vëmendje të veqantë edukimit të pacientit lidhur me parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake duke organizuar në mënyrë të përhershme Check Up kardiak me pako kardiologjike shumë ekonomike dhe promovimin e tyre në masën e gjerë të popullatës. Departamenti i Kardiologjisë është i pajisur me teknologjinë dhe aparaturat e fjalës së fundit, dhe së bashku me një staf mjekësh specialistë dhe me eksperiencë të gjerë, mbulojnë të gjithë gamën e sëmundjeve kardiovaskulare, diagnostikimin dhe ofrimin e trajtimeve nga më bashkëkohorët në fushën e sëmundjeve të zemrës, duke bërë që ky shërbim të jëtë qendër reference për të sëmurët kardiakë në vend