AvicenaKS

Cdo ditë: 7:00 - 20:00

Blog

Pershkrimi

Departamenti i Gastroenterologjisë në Poliknikën tonë është specializuar në trajtimin dhe kujdesin e shëndetit të sistemit gastrointestinal. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të traktit tretës duke përfshirë gjendjet e ezofagut, stomakut, zorrëve të holla, zorrës së trashë, mëlçisë, fshikëzës së tëmithit, pankreasit me metodat dhe aparaturat bashkëkohore. Departamenti i Gastroenterologjisë përbëhet nga mjekë specialistë të gastroenterologjsë, infermierë, dhe personel mbështetës, të cilët punojnë së bashku për të siguruar kujdesin më të mirë për pacientët tanë. Ne gjithashtu kujdesemi për të ofruar një përvojë më ndryshe të kujdesit shëndetësor, duke u përqendruar në komunikim të mirë, ndjeshmëri dhe kujdes personal. Shërbimet që ne i ofrojmë përfshijnë: Vizita specialistike Echo Endoskopia Gastroenterologjia Kolonoskopia Kapsula Endoskopike

Doktorët tanë që i përkasin këtij departamenti

Dr.Arta Dakaj - Specialiste e Gastroenterologjisë

Dr. Imer Murati - Specialist i Gastroenterologjisë