Cdo ditë: 7:00 - 20:00
Departamenti i Alergologjisë në Poliklinikën tonë ofron kujdes të specializuar për pacientët me alergji të ndryshme. Ekipi ynë i specialistëve alergologë është angazhuar në diagnostikimin, trajtimin dhe menxhimin e sëmundjeve alergologjike. Ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve alergologjike, duke filluar nga testimet alergologjike të ndryshme, përfshirë testimet e lëkurës dhe analizat e gjakut për të zbuluar alergentë specifik që shkaktojnë reagime alergjike te pacientët. Pas diagnozës së saktë, ne ofrojmë terapi të personalizuar për të trajtuar dhe kontrolluar simptomat alergjike. Disa nga shërbimet të cilat ne i ofrojme: Vizita specialistike alergologjike Testi kutan për alergji Patch testi për produktet dentare Patch testi për produktet e kozmetikës Testet për alergjitë në antibiotik Paneli Inhalator dhe Nutritiv për alergji. Departamenti i Alergologjisë është përkushtuar për të ju ofruar një përvojë të përkryer të kujdesit shëndetësor për pacientët me alergji, dhe është në bashkëpunim me departamentet tjera për të siguruar trajtim të përshtatshëm për pacientët tanë.