Cdo ditë: 7:00 - 20:00
Departamenti i Urologjisë në Poliknikën tonë është një qendër e specializuar për diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e problemeve shëndetësore të lidhura me sistemin urinar. Me një ekip të kualifikuar dhe paisje të avancuara, ne ofrojmë kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë për pacientët tanë. Në departamentin tonë të urologjisë, trajtojmë një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore të lidhura me sistemin urinar, përfshirë infeksionet urinare, gurët në veshka, sëmundjet e prostatës, problemet e impotencës dhe shqetësimet e urinimit. Ofrojmë gjithashtu shërbime konsultimi për masat parandaluese dhe menaxhimin e afërm të sëmundjeve urologjike. Ne kujdesemi për pacientët tanë për të ju ofruar një mjedis të rehatshëm dhë të sigurt, duke garantuar privatësinë dhe respektin ndaj tyre. Ekipi ynë shëndetësor është i përkushtuar për të ofruar ndihmë dhe këshilla të specializuara për çdo pacient, duke i’u dhënë atyre ndjenjën e sigurisë dhe përkujdesjes në të gjithë procesin e kujdesit shëndetësor. Ju ftojmë të na vizitoni në Poliklinikën tonë për te marrë kujdesin e duhur për sistemin tuaj urinar. Ekipi ynë i Urologjisë është gati për të ju shërbyer dhe të ndihmojë në të gjitha nevojat tuaja shëndetësore.