Fibromialgjia është një çrregullim i karakterizuar nga dhimbje kronike muskuloskeletore e shoqëruar me lodhje të rëndë dhe probleme me gjumin, kujtesën dhe humorin, si dhe ulje të lëvizshmërisë së kyçeve. Shkaku i saktë i kësaj është i panjohur, por besohet se përfshin faktorë psikologjikë, gjenetikë, neurobiologjikë dhe mjedisorë. Fibromialgjia i prek më së shpeshi njerëzit e moshës 35 deri në 60 vjeçare. Femrat janë më të rrezikuara se sa meshkujt për tu prekur nga kjo sindromë. Simptomat kryesore të fibromialgjisë përfshijnë: ➖Dhimbje të përgjithshme Dhimbja e lidhur me fibromialgjinë shpesh përshkruhet si dhimbje e lehtë, e bezdisshme dhe e vazhdueshme që zgjat të paktën tre muaj. Për t’u kategorizuar si dhimbje e përgjithshme, ajo duhet të jetë e pranishme në të gjithë trupin. ➖Lodhje Personat me fibromialgji shpesh zgjohen nga gjumi të lodhur edhe pse kanë kaluar mjaftueshëm orë duke fjetur. Gjumi i tyre ndërpritet shpesh nga dhimbja dhe shumë pacientë me fibromialgji vuajnë nga çrregullime të tjera të gjumit, si sindroma e këmbëve të shqetësuara dhe apnea e gjumit. ➖Probleme konjitive (njohëse) Simptoma, e njohur zakonisht si “mjegull fibro ose mjegull truri”, dëmton aftësinë për t’u fokusuar, për të kushtuar vëmendje dhe për t’u përqendruar.
Arsyet që çojnë në paraqitjen e këtij çrregullimi:
Stimulimi i përsëritur nervor shkakton ndryshime në tru dhe palcë kurrizore tek personat me fibromialgji. Ky ndryshim shoqërohet me një rritje jonormale të nivelit të disa kimikateve në tru që transmetojnë sinjale dhimbjeje. Për më tepër, receptorët e dhimbjes në tru duket se zhvillojnë një lloj kujtese të dhimbjes duke u bërë më të ndjeshëm, që do të thotë se ata mund të përgjigjen në mënyrë disproporcionale ndaj sinjaleve të dhimbjes. Ekzistojnë shumë faktorë të mundshëm që çojnë në këto ndryshime, këtu
Na kontaktoni!