Shumë njerëz mendojnë se një dhëmb i prishur është vetëm një problem lokal, një shqetësim i vogël në gojë që mund të presë. Por e vërteta është shumë më serioze: infeksioni dentar mund të përhapet në të gjithë trupin dhe të rrezikojë organet më jetike, si zemra, truri dhe madje edhe mitra tek gratë. Nëse dhëmbët e dëmtuar nuk trajtohen në kohë, infeksioni mund të kalojë në rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar pasoja që shkojnë shumë përtej dhimbjes në gojë. Rreziqet që vijnë nga një dhëmb i pa trajtuar: Zemra, Infeksionet orale, sidomos nga rrënja e dhëmbit, mund të çojnë në endokardit bakterial, një gjendje serioze që prek valvulat e zemrës. Truri, nervat dentarë janë të lidhur me nervin trigeminal, i cili është në kontakt të afërt me sistemin nervor qendror. Infeksioni mund të përhapet drejt trurit dhe të shkaktojë probleme neurologjike ose infeksione intrakraniale. Mitra dhe sistemi riprodhues tek gratë, bakteret që përhapen nga goja përmes gjakut mund të arrijnë në mitër, tubat fallopiane dhe të ndikojnë në fertilitet apo të shkaktojnë infeksione pelvike. Mushkëritë, në rastet kur bakteret nga infeksionet orale thithen në rrugët e frymëmarrjes, ato mund të shkaktojnë pneumoni bakteriale, veçanërisht tek personat e moshuar ose ata me imunitet të dobët. Sistemi i përgjithshëm imunitar, një infeksion i vazhdueshëm në trup ul rezistencën ndaj sëmundjeve të tjera, lodh trupin dhe çon në inflamacion kronik, që është faktor për shumë sëmundje autoimune.
Kurorat zircon – vetëm mbi dhëmbë të shëndetshëm
Kurorat zircon janë ndër më të mirat në botë për qëndrueshmëri dhe estetikë. Por kujdes: Vendosja e kurorës mbi një dhëmb të infektuar nuk zgjidh problemin – vetëm e mbulon atë. Në këtë mënyrë, infeksioni vazhdon të përhapet në trup pa dhënë sinjale të dukshme derisa të jetë vonë. Mos e lini një dhëmb të kalbur t’ju sëmurë gjithë trupin Nëse keni dhimbje, erë të keqe, dhëmb të prishur apo thjesht nuk e keni trajtuar ende – veproni tani. Një kontroll i thjeshtë sot mund të parandalojë probleme
.jpg)
Na kontaktoni!