Në një bisedë të sinqertë me Dr. Albert Hasin, trajtuam një nga temat më të kërkuara sot: kurorat e zirkonit. Por sipas tij, ky trajtim nuk duhet parë vetëm si një çështje estetike, por mbi të gjitha, si një proces serioz që kërkon vëmendje klinike dhe përkushtim profesional. Doktor, cilat janë hapat e parë që duhen ndërmarrë para se një pacient të vendosë kurora zirkoni? Dr. Albert Hasi: “Estetika është padyshim shumë e rëndësishme në stomatologji, sidomos me kurorat e zirkonit që ofrojnë një pamje shumë natyrale dhe elegante. Por më e rëndësishmja për mua si mjek është ajo që ndodh nën kurorë. Para se të mendojmë për pamjen, duhet të kujdesemi për bazën, të shërojmë të gjithë dhëmbët natyralë, të largojmë çdo infeksion, të trajtojmë rrënjët dhe kanalet e dhëmbëve, të eliminojmë çdo karies, dhe të kujdesemi për mishërat e dhëmbëve. Vetëm kur kemi një gojë të shëndetshme, mund të ndërtojmë diçka të qëndrueshme dhe të bukur mbi të.” Pra nuk është proces që ndodh menjëherë? Dr. Albert Hasi: “Jo, nuk zhvillohet menjëherë. Shumë pacientë kanë dëshirë që gjithçka të bëhet shpejt, të vendosin kurora dhe të kenë buzëqeshjen e re menjëherë. Por nëse vendosim një kurorë mbi një dhëmb të infektuar apo të pa shëruar, pas një kohe do të kemi probleme. Dhe në shumë raste, përfundimi është që dhëmbi do të duhet të hiqet. Puna jonë nuk është të fshehim problemet me estetikë, por t’i zgjidhim ato – dhe pastaj të krijojmë një zgjidhje estetike afatgjatë.”
Çfarë i këshilloni pacientëve që kërkojnë kurora zirkoni?
Kurorat e zirkonit kanë potencial të jashtëzakonshëm – por ato duhet të vendosen mbi një bazë të shëndetshme. Prandaj gjithmonë këshilloj pacientët që të kenë durim dhe të ndjekin planin e trajtimit hap pas hapi. Për këshillim me Dr. Albert Hasin apo për të mësuar më shumë rreth kurorave zirkon: https://www.instagram.com/reel/DLPklneKssN/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=Mz RlODBiNWFlZA==

Na kontaktoni!