Kush është mjeku familjar? Mjeku familjar është mjeku i parë që duhet të kontaktoni për çdo shqetësim shëndetësor, qoftë i vogël apo i madh. Ai nuk trajton vetëm një pjesë të trupit apo një sëmundje të veçantë, por shikon pacientin si tërësi, si një njeri me histori, emocione, stil jetese dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në shëndet. Pse është i rëndësishëm për ju? Sepse mjeku familjar ju njeh juve dhe trupin tuaj. Sa më shumë kohë kaloni me të, aq më mirë ai e kupton mënyrën si reagoni ndaj sëmundjeve dhe trajtimeve. Kjo do të thotë diagnostikim më i shpejtë, më i saktë dhe trajtim më efikas. Për më tepër, një marrëdhënie e ngushtë dhe e besueshme me mjekun tuaj familjar mund të ndikojë në mënyrën si e përjetoni sëmundjen, kur ndiheni të kuptuar, shëroheni më shpejt. Mjeku familjar nuk është aty vetëm kur je i sëmurë. Ai është aty për të: Bërë kontrolle rutinë. Vlerësuar faktorët e rrezikut. Këshilluar për mënyrën e të ushqyerit dhe aktivitetin fizik. Krijuar një plan për mbajtjen nën kontroll të shëndetit tuaj.
Ku mund të gjeni mjekë familjarë të përkushtuar?
Në Avicena KS, kujdesi shëndetësor fillon me ty dhe me mjekun tënd familjar. Çdo ditë, në pikat tona në Prishtinë, Viti, dhe më gjerë, mjekët tanë janë të gatshëm t’ju ndihmojnë me përkushtim, profesionalizëm dhe ngrohtësi njerëzore.

Na kontaktoni!