A e keni vërejtur ndonjëherë që disa sëmundje vijnë pa paralajmërim? Si një mik i vjetër që të troket papritur në derë, por këtë herë, pa dhuratë. Goditja në tru është njëra nga to. Por ja lajmi i mirë: ka një test të thjeshtë që na ndihmon ta parandalojmë atë, ultrazëri i karotideve. Çfarë janë arteriet karotide? Mund të mos i shohim, por ato janë gjithmonë aty, në të dy anët e qafës, duke sjellë gjakun nga zemra në tru, çdo sekondë të jetës. Nëse ndonjëra prej tyre ngushtohet ose bllokohet, truri mbetet pa oksigjen. Dhe atëherë pasojat mund të jenë fatale. Po çfarë bën ultrazëri i karotideve?. Ultrazëri duplex është një metodë pa dhimbje, pa rrezatim, që përdor valë zanore për të parë drejtpërdrejt si po rrjedh gjaku në karotidet tuaja. Mendoni si një “radar i brendshëm” që skanon qarkullimin dhe zbulon: A ka pllaka yndyrore ose kolesteroli?. A është ngushtuar ndonjë enë?. A ka ndonjë zgjerim të rrezikshëm (aneurizëm)?. A ka ndodhur një çarje e brendshme e enës që ende nuk ka dhënë simptoma?
Një kontroll, një hap drejt sigurisë
Mos prisni që trupi të “bërtasë” me simptomat. Shumë nga goditjet në tru ndodhin pa paralajmërim. Ultrazëri i karotideve është mënyra më e thjeshtë për t’ia marrë fjalën parasysh trupit tuaj, pa dhimbje, pa rrezik, dhe pa vonesë.

Na kontaktoni!