Trombofilia është një gjendje ku gjaku ka prirje të mpikset më lehtë se normalja. Kjo mund të jetë e trashëguar (gjenetike) ose e fituar gjatë jetës, dhe shpesh nuk jep shenja derisa të ndodhin komplikime. Pse është problematike? Sepse mpiksjet e padukshme të gjakut mund të shkaktojnë: Trombozë (mpiksje në venat e thella, zakonisht në këmbë). Emboli pulmonare (kur mpiksja udhëton në mushkëri). Komplikime serioze në shtatzëni, si humbje të përsëritura të saj, ndalim të rritjes së fetusit, lindje të parakohshme apo edhe vdekje të foshnjës në bark. Trombofilia zbulohet përmes analizave të gjakut që identifikojnë mutacione si Faktor V Leiden, Protrombina, MTHFR, si dhe nivelet e Proteinës C, S, Antitrombinës III dhe PAI-1. Nëse keni histori familjare me tromboza ose humbje të paarsyeshme të shtatzënisë, është shumë e rëndësishme të kontrolloheni.
Trombofilia – Rreziku i padukshëm që mund të parandalohet
Në Avicena KS, ofrojmë pako të specializuara të analizave për trombofili, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të këtij rreziku. Me diagnostikim të saktë dhe trajtim të duhur, komplikimet mund të shmangen dhe një shtatzëni e shëndetshme është e mundur.

Na kontaktoni!