Sipas dr. Miranda Hoti, trombofilia është një çrregullim gjenetik që trashëgohet nga prindërit dhe shkakton rritje të rrezikut për formimin e trombeve. Kjo mund të çojë në trombozë të venave të thella, infarkt apo tromboemboli pulmonare.
Shpesh, sëmundja zbulohet vetëm pas një insulti kardiak ose cerebral, duke kërkuar trajtim afatgjatë.
Një shqetësim i madh është diagnostikimi i vonshëm tek gratë shtatzëna – shpesh pas 2-3 aborteve. Dr. Hoti thekson rëndësinë e analizave parandaluese për trombofili para shtatzënisë, për të shmangur humbjen e jetëve dhe komplikacione të rënda. Avicena KS ofron testime të specializuara për trombofili. Kujdesi fillon me diagnostikimin në kohë!

Na kontaktoni!