Studimet klinike tregojnë se 70% e diagnozave vendosen vetëm përmes një anamneze të detajuar, që do të thotë se biseda e sinqertë mes pacientit dhe mjekut është mjeti më i fuqishëm për të zbuluar problemin shëndetësor. Mjeku familjar është i trajnuar që të kuptojë simptomat në kontekstin e jetës dhe historikut të pacientit, duke ndërtuar besim dhe vazhdimësi të kujdesit, gjë që nuk mund të arrihet me vizita të njëhershme tek specialistë të ndryshëm. Avicena KS – Kujdes i personalizuar dhe gjithëpërfshirës Në rrjetin e Avicena KS, mjekët familjarë janë të pranishëm për të ofruar diagnostikim të shpejtë, trajtim të sigurt dhe përcjellje afatgjatë të shëndetit të pacientit. Përmes një qasjeje profesionale dhe njerëzore, ata bashkëpunojnë ngushtë me laboratorët, stomatologët dhe specialistët e tjerë për të garantuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe multidisiplinare ndaj çdo pacienti. Shërbimi i mjekësisë familjare në Avicena përfshin: • Konsulta të rregullta dhe kontroll të përgjithshëm të shëndetit • Menaxhim të sëmundjeve kronike si diabeti, tensioni i lartë, astma • Vlerësim dhe orientim drejt specialistëve kur është e nevojshme • Kontroll dhe ndjekje për të gjitha moshat – nga fëmijët te të moshuarit • Edukim shëndetësor dhe parandalim të sëmundjeve Përveç shërbimeve në klinikë, Avicena ofron edhe shërbime shtëpiake për pacientët që nuk kanë mundësi të lëvizin, duke e bërë kujdesin shëndetësor të qasshëm për të gjithë, pa përjashtim
Përse është e rëndësishme të keni mjekun tuaj familjar?
Të kesh një mjek familjar të rregullt është si të kesh një bashkëudhëtar në rrugën e shëndetit tënd. Ai njeh historinë tuaj, dëgjon shqetësimet tuaja me vëmendje dhe i qaset sëmundjes jo vetëm me kompetencë profesionale, por edhe me ngrohtësi njerëzore dhe përkushtim. Pikërisht kjo lidhje besimi është ajo që e bën mjekësinë familjare të pazëvendësueshme

Na kontaktoni!