Në një prononcim për Avicena KS, Dr. Adnan Çoçaj, specialist i mjekësisë familjare në Viti, shpreh mirënjohjen dhe rëndësinë që ka sjellë hapja e laboratorit dhe klinikës Avicena në këtë qytet. Doktor, çfarë ndryshimi ka sjellë Avicena për qytetarët e Vitisë? "E mira e të gjitha të mirave për Avicenën dhe për qytetarët e Vitisë është se tani, me praninë e saj në qytetin tonë, nuk ka më nevojë të udhëtojnë në qytete të tjera për të kryer analiza apo shërbime të veçanta." Keni ndonjë përvojë personale që e dëshmon këtë? "Po, edhe personalist mua më ka ndodhur që për një analizë të caktuar kam qenë i detyruar të shkoj në Gjilan, Ferizaj apo Prishtinë. Ishte lodhje dhe humbje kohe – për një shërbim që sot ofrohet këtu, në Viti." Çfarë lloj shërbimesh ofron Avicena në Viti? "Qytetarët kanë në dispozicion mbi 2800 lloje të analizave laboratorike, që nga ato më të thjeshtat e deri te ato më të avancuarat dhe më të rrallat. Dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme për shëndetin lokal."
Si e vlerësoni ndikimin e kësaj qendre për komunitetin?
"Është një lehtësim i madh për pacientët. Më nuk ka nevojë për udhëtime të gjata, as për të pritur me ditë për termin. Tani çdo qytetar i Vitisë ka në dispozicion shërbime moderne, të sakta dhe të shpejta – këtu, në vendin e vet." Shikoni intervistën e plotë me Dr. Adnan Çoçaj këtu: https://www.instagram.com/reel/DLXVYLsuswl/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Na kontaktoni!