Kontrollohu, testohu dhe vazhdo të rrezatosh këtë verë! A ke menduar ndonjëherë që një kontroll i thjeshtë mund të të japë gjithë qetësinë që të duhet për të shijuar pushimet pa shqetësime? Në Avicena KS, këtë verë kujdesemi për ty me një super ofertë verore për kontrollin e plotë të organizmit tënd – 24 analiza laboratorike për vetëm 40€! Çfarë përfshin paketa? Hemogram – për gjakun dhe sistemin imun. Glukoza – për sheqerin në gjak. Kolesteroli, Trigliceridet, HDL & LDL – për shëndetin e zemrës. AST, ALT, Bilirubinat – për funksionin e mëlçisë. Urea, Kreatinina – për veshkat. Vitamina D – për energji dhe imunitet. TSH, Free T3, Free T4 – për tiroiden. CRP, ESR, RF – për inflamacion dhe reumatizëm. Analiza e urinës – për shëndetin urinar
Pse të mos e bësh?
Në vend që të paguash 92€, këtë verë paguan vetëm 40€, dhe merr një pasqyrë të plotë të shëndetit tënd. Shpejt, lehtë dhe pa pritje! Ky check-up është ideal për: Njerëz aktivë që duan të jenë në formë. Ata që planifikojnë pushime dhe duan të jenë të qetë. Kushdo që ka ndjerë lodhje, rënie energjie apo shqetësime të vogla. Dhe për të gjithë ata që kujdesen për veten – sepse shëndeti nuk pret!

Na kontaktoni!