Vizita neurologjike FALAS me Dr. Syzana Aliçkaj. Çdo ditë, mijëra njerëz rrezikohen nga sëmundjet cerebrovaskulare pa e ditur. Por në Avicena KS, me vetëm 50€, mund të bëni një kontroll të saktë, pa dhimbje dhe të shpejtë për shëndetin e arterieve tuaja karotide, ato që furnizojnë trurin me gjak. Çfarë është Ultrazëri Duplex i Karotideve? Një ekzaminim me ultrazë që vlerëson në kohë reale rrjedhjen e gjakut në arteriet kryesore të qafës dhe identifikon: Ngushtime apo bllokime të arterieve. Rrezikun për ishemi apo goditje në tru. Çrregullime të qarkullimit të gjakut në tru. Kush duhet ta bëjë këtë kontroll? Persona mbi 50 vjeç. Ata me tension të lartë, diabet, apo kolesterol të lartë. Duhanpirës dhe persona me histori familjare të sëmundjeve kardiovaskulare. Kushdo që përjeton marramendje, mpirje, vështirësi në të folur ose shikim të paqartë.
Pse të zgjidhni Avicena KS?
Ekzaminimi bëhet nga neurologia e mirënjohur Dr. Syzana Aliçkaj. Procedura zgjat vetëm 15–30 minuta, pa dhimbje dhe pa përgatitje të veçantë. Pajisje moderne dhe diagnostikim me saktësi të lartë. Raport i detajuar me këshilla për hapat e mëtejshëm

Na kontaktoni!