Hapat e ekzaminimit: Përgatitja: Pacienti shtrihet në shpinë, me qafën e liruar nga rrobat ose bizhuteritë. Nuk kërkohet përgatitje speciale si agjërimi, dhe zakonisht nuk ndërpriten barnat. Aplikimi i xhelit: Mjeku aplikon një xhel të butë dhe të ftohtë në zonën e qafës për të ndihmuar në përçimin e valëve zanore. Lëvizja e sondës (probes): Me anë të një sonde të vogël (transduktori), që lëviz mbi qafën e pacientit, aparati lëshon valë zanore të cilat kthehen në imazhe të detajuara të arterieve karotide dhe rrjedhjes së gjakut në to. Analizimi i rrjedhjes së gjakut: Përmes efektit Doppler, mjeku mund të vërejë shpejtësinë dhe drejtimin e gjakut në arterie, si dhe të identifikojë ndonjë ngushtim, bllokim apo pllakë aterosklerotike që mund të paraqesë rrezik për tru. Rezultatet: Në shumicën e rasteve, rezultatet janë të gatshme menjëherë ose brenda ditës së njëjtë, të interpretuara nga neurologë ose specialistë vaskularë.
A është i rrezikshëm ky test?
Jo. Ky është një test i sigurt, jo-invaziv, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, që mund të kryhet edhe tek të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike apo gratë shtatzëna. Ekzaminimi ofrohet në qendrat e Avicena KS, nën përkujdesjen e specialistëve të njohur si Dr. Syzana Aliçkaj, duke kombinuar ekspertizën neurologjike me teknologjinë moderne për rezultate të sakta dhe të besueshme.

Na kontaktoni!