Në Avicena KS, besojmë se kujdesi për trurin është një ndër shtyllat më të rëndësishme të shëndetit të përgjithshëm, dhe kjo nis me një diagnozë të saktë, me kohë dhe me përkushtim të plotë ndaj pacientit. Për këtë arsye, në mesin e profesionistëve tanë të vlerësuar që kujdesen për mirëqenien neurologjike të pacientëve është edhe Dr. Syzana Aliçkaj, specialiste e neurologjisë, e cila gëzon respektin dhe besimin e mijëra pacientëve në të gjithë vendin. Pse pacientët i besojnë Dr. Syzana Aliçkaj? Eksperte në vlerësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të trurit dhe qarkullimit cerebral. E specializuar në përdorimin e ultrazërit duplex të karotideve – një mjet kyç për parandalimin e goditjeve në tru. Kujdes i përqendruar në pacientin, me dëgjim aktiv, komunikim të qartë dhe ndjekje të vazhdueshme. Përvojë e gjerë klinike dhe qasje e bazuar në evidencë. Pacienti, L.T.: "Profesionalizmi dhe butësia e saj më bënë të ndihem e sigurt që nga momenti i parë. Falë saj dhe laboratorit Avicena, sot e kam shëndetin nën kontroll."
Teknologji moderne në duart e profesionistëve të duhur
Dr. Syzana Aliçkaj bashkëpunon ngushtë me laboratorët modernë të Avicena KS, ku pacientët përfitojnë të gjitha shërbimet në një vend: nga vlerësimi klinik, te diagnostikimi përmes aparaturave moderne dhe analizat laboratorike të sakta.

Na kontaktoni!