Trombofilia është një gjendje e trashëguar ose e fituar që e bën gjakun të mpikset më lehtë se normalja. Në shumicën e rasteve nuk shkakton simptoma, por gjatë shtatzënisë mund të ketë pasoja serioze – përfshirë humbjen e përsëritur të shtatzënisë apo vdekjen e foshnjës në bark. Pse ndodh kjo? Në rastet e trombofilisë, mpiksjet e vogla të gjakut mund të bllokojnë rrjedhën e gjakut në placentë, duke penguar furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese për foshnjën. Kjo ndodh shpesh pa asnjë paralajmërim. Nëse një grua ka histori të humbjes së shtatzënisë në tremujorin e dytë apo të tretë, lindje të parakohshme pa shpjegim, apo ka raste të trombozave në familje, rekomandohet të kontrollohet për trombofili.
Ku mund të kryhen analizat për trombofili?
Në Avicena KS, mund të kryeni analizat specifike për trombofili dhe të këshilloheni me mjekë specialistë për trajtim të sigurt para dhe gjatë shtatzënisë.

Na kontaktoni!