Si ta parandalojmë uljen e Vitaminës D? Vitamina D është jetike për shëndetin e kockave, muskujve dhe sistemit imunitar. Nivelet e saj mund të bien lehtësisht nëse nuk ekspozohemi mjaftueshëm në diell, nuk ushqehemi siç duhet, apo kemi sëmundje që pengojnë përthithjen e saj. Për ta ruajtur në nivel optimal, ja disa hapa praktikë: 1. Ekspozimi në diell ☀️ Dilni jashtë 10-20 minuta në ditë, veçanërisht në orët e para të mëngjesit ose pasdite, kur rrezet janë më të sigurta. Ekspozoni fytyrën, duart dhe krahët pa krem mbrojtës për disa minuta (pastaj mund të aplikoni krem për mbrojtje të lëkurës). 2. Ushqimi i pasur me vitaminë D 🍽️ Peshq të yndyrshëm: salmon, sardele, skumbri. Vezë (veçanërisht e verdha). Qumësht dhe produkte të pasuruara me vitaminë D. Vaj peshku (fish oil).
Shtesat ushqimore 💊
Përdorni suplemente vetëm pas këshillimit me mjekun. Doza përcaktohet sipas nivelit të vitaminës D në gjak, të matur me analiza laboratorike.Në Avicena KS ofrojmë matjen e saktë të vitaminës D me teknologji moderne dhe këshilla të personalizuara për mbajtjen e saj në nivel optimal. Kujdesi i sotëm është investim për shëndetin e nesërm!

Na kontaktoni!