Trombofilia është një gjendje që ndikon në aftësinë e gjakut për t’u mpiksur, dhe mund të ketë pasoja të rënda gjatë shtatzënisë – përfshirë humbje të përsëritura të saj apo vdekje të foshnjës në bark. Në Avicena KS, ofrohen analiza të specializuara për diagnostikimin e trombofilisë, duke përfshirë: Faktor V Leiden (mutacioni i gjakut). Mutacioni Protrombina G20210A MTHFR (C677T dhe A1298C). PAI-1 (Inhibitori i aktivatorit të plazminogjenit). Proteina C dhe S Antitrombina III Këto analiza ndihmojnë në zbulimin e rrezikut të mpiksjes së gjakut dhe komplikimeve të mundshme në shtatzëni. Bëjnë dallimin mes shtatzënisë me rrezik të lartë dhe asaj të mbikëqyrur në kohë!
Nuk ka dhimbje më të madhe se të presësh një jetë… dhe ta humbësh pa e kuptuar pse.
Në Avicena KS, ofrojmë analizat e nevojshme për të zbuluar në kohë këtë rrezik të heshtur. Një analizë sot, mund të shpëtojë një jetë nesër. Mos prit të ndodhë sërish. Kujdesu për veten dhe për të ardhmen.

Na kontaktoni!