Gjëndra tiroide është një organ i vogël në qafë, por me një rol të madh në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Ajo prodhon hormone (T3 dhe T4) që kontrollojnë metabolizmin, nivelin e energjisë, temperaturën e trupit dhe funksionin e shumë organeve jetike. Çdo çrregullim i tiroides reflektohet shpejt në shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Pse duhet ta kontrolloni tiroiden rregullisht?
Çrregullimet e gjëndrës tiroide shpesh zhvillohen në heshtje dhe mund të ngatërrohen me lodhjen e përditshme apo stresin. Simptoma si rënia e flokëve, ndryshimet e papritura në peshë, problemet me gjumin ose ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të jenë shenja të një çekuilibri hormonal.

Na kontaktoni!