Hipotiroidizmi – ndodh kur gjëndra prodhon më pak hormone se sa duhet. Shfaqet me simptoma si lodhje, rënie e flokëve, shtim në peshë, ndjesi të ftohti dhe lëkurë të thatë. Hipertiroidizmi – ndodh kur tiroideja prodhon tepër hormone. Simptomat përfshijnë humbje peshe të paqëllimshme, djersitje të shtuar, rrahje të shpejta zemre dhe ankth. Nodujt tiroide – masa të vogla në gjëndër që shpesh janë beninje, por kërkojnë kontroll mjekësor për të përjashtuar rrezikun e kancerit. Tiroiditi – inflamacion i gjëndrës që shpesh ndërlidhet me sëmundje autoimune si Hashimoto.
Analizat e tiroides në Avicena KS
Në Avicena KS ofrojmë një gamë të plotë analizash për funksionin e tiroides: TSH (Hormoni Stimulues i Tiroides). FT3 (Triiodotironina e lirë). FT4 (Tiroksina e lirë). Anti-TPO dhe Anti-Tg (Antitrupat kundër tiroides). Kalcitonina dhe analiza të tjera të avancuara sipas rastit.

Na kontaktoni!