Përveç analizave standarde të hormoneve TSH, T3 dhe T4, në shumë raste mjeku rekomandon edhe testet Anti-TPO dhe Anti-TG. Anti-TPO (Antitrupat kundër peroksidazës tiroide): rritja e tyre shpesh lidhet me sëmundje autoimune të tiroides, si Tiroiditi Hashimoto apo Hipertiroidizmi i tipit Graves. Anti-TG (Antitrupat kundër tiroglobulinës): tregojnë gjithashtu për procese autoimune dhe ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës dhe ndjekjen e pacientëve me çrregullime të gjëndrës tiroide. Këto analiza janë shumë të rëndësishme sepse shpesh simptomat e hershme janë të paqarta, ndërsa prania e antitrupave mund të zbulojë një sëmundje tiroide para se ajo të shfaqë pasoja serioze.
Pse janë të rëndësishme Anti-TPO dhe Anti-TG?
Këto analiza ndihmojnë mjekun të zbulojë nëse gjëndra tiroide po sulmohet nga sistemi imunitar, edhe kur nivelet e hormoneve janë ende normale. Zbulimi i hershëm i këtyre antitrupave është vendimtar për të parandaluar komplikimet afatgjata, për të vendosur trajtimin e duhur dhe për të ruajtur funksionin normal të tiroides.

Na kontaktoni!